50-vjetori i Eminem, shumë arsye për të festuar! Reperi gëzon për 14 vite pa varësi ndaj pilulave

17/10/2022 23:02

Muzikanti Eminem ka festuar këtë 17 tetor 50-vjetorin e lindjes dhe arsyet për të shijuar këtë përvjetor janë shumë.

Artisti është ndër më të vlerësuarit e momentit, por përveç këtij fakti, ai i gëzohet viteve që i ka thënë jo pilulave dhe ilaçeve kundër ankthit.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers prej 14 vitesh ka hequr dorë nga këta qetësues.

Problemi i tij me ilaçet filloi gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2002, “8 Mile”, ku reperi luajti rolin kryesor. Kjo periudhë ka zgjatur disa kohë, madje çoi në një incident të tmerrshëm në vitin 2007, kur Eminem pothuajse mori një mbidozë fatale.

Betejën me varësinë ndaj qetësuesve dhe ilaçeve kundër ankthit, artisti e ka ndarë me fansat e tij. Në kohën më të vështirë, Eminem vendosi t’i kthehej muzikës dhë të kujdesej për shëndetin.

Në një rrëfim gjatë muajin e kaluar, ai rrëfeu më shumë për periudhën, që e cilëson më të vështirën e jetës

“Më kujtohet kur u bëra esëll për herë të parë dhe gjithçka ishte jashtë mundësive të mia, mbaj mend që isha vërtet i lumtur”.

Eminem ka qenë esëll që nga 20 prilli 2008 dhe ka theksuar se në fillim ishte shumë i shqetësuar se mund të ketë pësuar dëmtime të përhershme të trurit. Varësia ndaj qetësuesve ka qenë aq e rëndë, sa ka pasur ditë që merrte deri në 20 pilula brenda 24 orëve, ka treguar Eminem.

Eminem i zëvendësoi pilulat me ushtrime, ndërsa vazhdoi prodhimet muzikore. Albumi i fundit që ai ka publikuar është “Music to Be Murdered By” në vitin 2020.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA