Udhëheqësi kinez Xi Jinping teksa i hapi rrugë sundimit të tij edhe për një mandat të tretë e me gjasë edhe për më shumë se aq, bëri thirrje të dielën për zhvillim më të shpejtë ushtarak dhe njoftoi se nuk ka ndryshim në politikat që kanë tensionuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe kanë shtrënguar kontrollin e Partisë Komuniste në pushtet mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Figura më me ndikim e Kinës në dekada foli ndërsa partia hapi një kongres që u vëzhgua nga afër nga kompanitë, mediet dhe publiku kinez për shenja të drejtimit të saj ekonomik dhe politik.  Në fjalimin e tij xi, nënvizoi disa prioritete kryesore të brendshme dhe ndërkombëtare, mes të cilave mbajti një qëndrim t ë fortë për ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit.

“Kina ka “vendosmërinë dhe aftësinë” për të ruajtur ‘integritetin e saj territorial’, duke përfshirë Tajvanin,Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkim paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të larta, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës”.

Xi gjithashtu u zotua të përshpejtojë përpjekjet për të ndërtuar Ushtrinë Çlirimtare Popullore në një “ushtri të klasit botëror”, sikurse tha ai ,për të mbrojtur sovranitetin kombëtar. Rreth 2,300 delegatë do të mblidhen të dielën në Pekin për të zgjedhur komitetin qendror të Partisë Komuniste Kineze në pushtet, dhe më pas Byronë Politike të partisë.

Delegatët pritet t’i japin një mandat të tretë udhëheqësit aktual Xi Jinping.

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Kinës fillon punimet disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë publikoi strategjinë e saj të sigurisë kombëtare që e identifikon Kinën si një konkurrente të ashpër të Shteteve të Bashkuara.

 

Top Channel