Miqësorja e 26 tetorit me Arabinë Saudite, FSHF jep detaje për testin e radhës së Kombëtares

14/10/2022 20:10

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022, ndërkohë që ka nisur puna për të përgatitur sa më mirë këtë test të radhës së kuqezinjve.

Ndeshja e parë në histori mes dy vendeve do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për këtë ndeshje do të grumbullohen rreth 23 lojtarë, pjesa më e madhe e të cilëve do të përzgjidhen nga klubet e kampionatit shqiptar dhe disa mund të vijnë nga jashtë.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor. Lista e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të publikohet nga FSHF më datën 20 tetor.

Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion në një ndeshje të vërtetë elementë të spikatur, qoftë të kampionatit shqiptar, qoftë të kampionateve të huaja dhe për t’u dhënë shansin të tregojnë sa vlera kanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA