Më sensuale se kurrë! Cardi B shfaqet madhështore në festën e 30-vjetorit (Fotot)

12/10/2022 13:12

Veshje në të kuqe të ndezur, shumë gurë dhe aksesorë. Cardi B u shfaq me një ‘look’ madhështor në 30-vjetorin e lindjes.

Me një trupore bust, shoqëruar me një mantel dhe kurorë me pupla të kuqe, këngëtarja u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj, Offset në Los Angelos të martën në mbrëmje.

Artisti kishte zgjedhur një kostum të bardhë, të kombinuar me kravatë dhe syze të kuqe.

Reeprja kishte ftuar një sërë personazhesh VIP në festën e ditëlindjes, mes të cilëve Karrueche Tran, Chloe dhe Halle Bailey dhe Daysulan.

Cardi dhe Offset filluan lidhjen në vitin 2017 dhe çifti mirëpriti vajzën e tyre Kulture, një vit më vonë. Dyshja u martuan në fshehtësi, por më vonë u divorcuan, përpara se të ktheheshin bashkë dhe të sillnin në jetë një djalë, që e quajtën Ëave.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel