“Donte të merrte tokën”/ U dënua për një kotec pulash, 80-vjeçarja sërish në probleme për një magazinë që nuk ekziston

12/10/2022 13:34

80-vjeçarja Lefkotheia Karasa e cila po ndiqet penalisht për shkak të një koteci pulash, duket të jetë sërish në telashe me drejtësinë.

Lefkotheia Karasa nga Narta e Vlorës deklaroi për “Shqipëria Live” se është në konflikt me fqinjin, i cili e ka denoncuar sërish, kësaj radhe për ndërtimin e një magazine që nuk ekziston.

“Janë fqinjët ata që e kanë bërë, ne punonim e i ndihmonim se s’kishin bukë të hanin”, deklaroi e moshuara.

Konflikti me fqinjin ka nisur që në momentin që ai ka marrë pjesë toke nga territori i 80-vjeçares.

“Ishte rruga kryesore dhe nuk ngopej. Hoqi të gjitha gjërat i prishi sepse donte të merte tokën. Toka ishte me letra dhe ai erdhi e mori”, tha Lefkotheia Karasa.

Në lidhje me kotecin e pulave avokati Geroni Gunbardhi shtoi disa detaje, duke treguar se ka ardhur policia dhe kryetari i zonës duke parë vendin.

Për sa i përket fqinjit i cili ka denoncuar sërish, kësaj radhe për një magazinë, avokati tha se i vëllai i tij është i pandehur, pasi mbante armë pa leje në shtëpi.

“Plaka jeton e vetme sepse djali nuk vjen aty. Erdhën policia e kryetari i zonës e panë se kush ishte dhe ne menduam që mbaroi por jo, çështja kishte vazhduar. Në fshatin nartë kanë mbetur pleq dhe plaka. Komshiu që i ka akuzuar ka edhe vëllain, i cili është akuzuar për mbajtje pa leje”, u shpreh  Gunbardhi.

“Zonja ka kryer shërbim prove për katër muaj. Më pas kanë denoncuar për një magazinë që nuk ekziston”, shtoi më tej avokati.

Pritet që gjyqi i radhës të mbahet më 25 tetor, ku sipas palëve kopetente është kërkuar pushimi i çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA