Bodybuilder-i arrestohet për zhdukjen e ish-gruas pas gjetjes së mbetjeve njerëzore në fermën e shtëpisë (fotot)

12/10/2022 16:31

Një ish-marins në SHBA është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe djegien e trupit të ish-gruas së tij, në kurthin djallëzor të realizuar kur ajo erdhi të merrte disa nga plaçkat e saj.

I fiksuari pas body-building, Ian Christopher Baunach përballet me dënim të mundshëm me vdekje nëse shpallet fajtor për vrasjen e ish-gruas.

39 vjeçarja Katie Baunach, u pa për herë të fundit e gjallë në 29 shtator, kur la fëmijët me një shoqe dhe u kthye në shtëpinë luksoze rurale të ish-bashkëshortit në Florida, për të marrë disa “nga sendet e saj personale” .

Një ditë më vonë kur Katie u shpall e humbur, autoritetet shkuan në shtëpinë e Baunach për ta kërkuar por u larguan përsëri, megjithse gjetën aty makinën e saj me çantën në dukje brenda.

E përditshmja vendase Daily Beast, shkruan se policia ishte kthyer në vendngjarje por Baunach në një gjendje të irrituar refuzonte t’i linte të hynin.

Pasi morën një mandat kontrolli ata hynë në shtëpi ku gjetën të zotin me shenja përleshjeje në fytyrë dhe gjurmë gjaku në shtëpi.

Më tej kërkimet në pronën e tij me disa dynymë tokë, zbuluan një pirg zjarri ku detektivët gjeten gjurmë kockash njerëzore.

Baunach “pranoi më pas se ishte zemëruar” nga nje urdhër distancimi që ish-gruaja kishte marrë ndaj tij, prej dhunës së mëparshme që burri kishte ushtruar.

Në nëntor të vitit të shkuar, Baunach ishte arrestuar për dhunë shtëpiake dhe tentativë mbytjeje.

Të hënën 43 vjeçari është akuzuar për vrasje të gradës së parë dhe nëse shpallet fajtor përballet me dëmin me vdekje ose burgim të përjetshëm.

FOTO GALERI
2/5
Katie Baunach, u pa për herë të fundit e gjallë në 29 shtator

Top Channel