Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor.

Komisioni Europian e ka gati tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, miratimi i të cilës pritet të bëhet në 12 tetor.

Është zbardhur sakaq drafti i dokumentit, që zakonisht, nuk pëson ndryshime të mëdha deri në momentin e aprovimit. Tek pjesa e referuar Kosovës, nënvizohen si përparimet që vendi ka bërë, ashtu edhe problematikat, të cilat duket nuk janë të vogla. Në draft theksohet se progresi i saj ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.

Komisioni tregon në këtë dokument se qasja e tij nuk ka ndryshuar në raport me liberalizimin e vizave; KE-ja përsërit edhe një herë qëndrimin e saj se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, të cilin meriton ta marrë. Është Këshillin e BE-së tani që duhet të nisë në 13 tetor procedurën që ka për qëllim finalizimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, një ndër pengesat kryesore për të cilin mbetet kundërshtimi i Holandës dhe Francës. Pakënaqësia për Kosovën e përcjellë në progresraport, ka të bëjë më së shumti me procesin e dialogut me Serbinë.

“Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, si dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe kyçe për t’u mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugëtimin e tyre përkatës europian”.

Komisioni, po ashtu, thekson se “Kosova ka pasur stabilitet politik”, por nuk e vlerëson pozitivisht punën e Kuvendit të Kosovës.

“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të forte. Kjo ndodh për shkak të menaxhimit të dobët të axhendës legjislative, por edhe për arsye se deputetët e opozitës kanë abstenuar nga votimi, për të penguar miratimin e vendimeve”.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit konsiderohet se është ende në një fazë të hershme, funksionimin e gjyqësorit, i cili vlerësohet si “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA