Gruaja bie pre e mashtrimit online nga ‘astronauti rus’ që i kërkonte para për t’u kthyer në tokë nga hapësira (fotot)

11/10/2022 16:10

Mashtrimet online po kthehen në një plagë të rëndë të epokës moderne, teksa në një rast ekstrem, një grua naive ka treguar se ra pre e mashtrimit nga dikush që pretendonte se ishte një astronaut rus.

Mashtruesi kishte arritur të bindte viktimën e tij se kishte mbetur “i bllokuar” në hapësirë dhe se kishte nevojë për paratë e saj që të rikthehej në tokë.

Mashtrimi i kësaj vere kishte nisur në qershor,raporton rrjeti Vice kur burri kishte kontaktuar me gruan 65 vjeçare japoneze në Instagram dhe kishte nisur me të një marrëdhënie “intime” online.

Duke dërguar një numër fotosh që supozuara nga “Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor” ai pretendonte se punonte aty dhe justifikohej me distancën, për kontaktet vetëm me mesazhe.

Dyshja komunikonin në një platformë të njohur mesazhesh në Japoni me të cilën mashtruesi i shpallte dashurinë 65-vjecares dhe i propozoi për martesë, megjithse nuk e kishte takuar asnjë herë.

Rrjeti vendas TV Asahi publikonte disa nga mesazhet e astronautit të rremë: “Dua të nis një jetë të re në Japoni me ty. E di që ta kam thënë shumë herë por nuk më mjafton: Të dua!”

Pak më vonë ai i kërkoi gruas ta ndihmonte me kostot e raketës drejt Japonisë që kushtonte rreth 4.4 milionë jen, që konvertohen në rreth $30 000.

Megjithse historia ishte e ekzagjeruar, 65-vjeçarja u gënjye dhe pagoi paratë në disa këste.

Por më vonë mashtruesi i kërkoi të tjera para dhe në këtë pikë gruaja kuptoi hilen dhe kontaktoi autoritetet.

Agjencia thoshte më tej se hetimet për mashtrime financiare “romantike” në Japoni ishin dyfishuar brenda dhjetë viteve të fundit.

Por kjo nuk është një problem vetëm për Japoninë pasi dhe autoritetet në SHBA flasin me të njëjtën gjuhë: “Në pesë vitet e fundit në SHBA njerëzit kanë humbur një total prej $1.3 në mashtrimet e romancave online, më shumë se çdo kategori tjetër mashtrimi”.

Prandaj, media raporton se herën tjetër që një astronaut kërkon “të të fitojë zemrën”, kujdes mund të jete duke tentuar të fitojnë vetëm paratë.

FOTO GALERI
2/3
Prandaj herën tjetër që një astronaut kërkon “të të fitojë zemrën”, kujdes mund të jete duke tentuar të fitojnë vetëm paratë.

Top Channel