Eddie Murphy pranon të paguajë $35,000 në muaj për vajzën e lindur me ish-Spice Girl, Mel B (fotot)

11/10/2022 18:36

Aktori amerikan Eddie Murphy ka pranuar të paguajë ish-të dashurën Mel B $35,000 në muaj si dietë për vajzën e tyre 15-vjeçare, dy vjet pasi ish-Spice Girl depozitoi kërkesën për të kërkuar më shumë mbështetje financiare.

Dokumentet e para nga rrjeti DailyMail.com tregonin se dyshja kanë rënë dakord për të ardhurat e bijës së tyre Angel Iris Murphy Brown pasi 47 vjeçarja Mel, kishte cituar ndryshim në të ardhurat.

61 vjecari Murphy, u paguante më parë këngëtares britanike Melanie Brown, $25,000 në muaj që kur çifti i ndarë përfunduan betejën e hidhur ligjore të kujdestarisë në shkurt 2009.

Marrëveshja e re parashikon që komediani i njohur, i cili etiketohet në dokumente si ‘me të ardhura shumë të larta’, duhet të paguajë $10,000 në muaj më tepër për fëmijën e tij, duke përfshirë dhe pagesa të prapambetura prej tetorit të shkuar.

Brown kishte aplikuar për më shumë mbështetje nga babai i fëmijës prej tetorit 2020, duke pretenduar se të ardhurat e saj “ishin reduktuar shumë”.

“Deri së fundmi karriera e Melanie kishte qenë e mirë për të përballuar një jetesë të rehatshme për vete dhe Angel”, thuhet në dokumente.

Por të ardhurat e Melanie ishin reduktuar në mënyrë dramatike, thuhej më tej pa dhënë arsyet, kështu që për herë të parë kërkonte ndryshim të pagesave për mbështetjen e fëmijës.

Mel, e cila ka dhe dy vajza të tjera nga dy marrdhënie të mëparshme, ka lindur Angel Murphy Brown, më 3 prill 2007.

Në qershor 2007, atësia e saj me aktorin amerikan Murphy u konfirmua vetëm nga testet e ADN-së.

Ndërsa Murphy fillimisht – i cili ka dhjetë fëmijë nga pesë gra të ndryshme  – refuzonte të komunikonte me Mel apo fëmijën e saj, sipas raportimeve, duke insistuar se ajo e kishte manipuluar për të mbetur shtatzënë me të.

Por rrjedhimisht aktori ndryshoi mendim.

Mel flet për ndarjen e tyre të hidhur në një libër kujtimesh të vitit 2018 ku thotë se falë nënës së aktorit, Lillian Lynch, Angel u ribashkua me të atin në 2017 dhe tashmë kanë një marrëdhënie të mirë.

FOTO GALERI
5/5
Mel me Angel ne foto nga rrjetet sociale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA