Foto ilustruese

Makina e vjedhur mbrëmjen e një nate më parë në Lushnjë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” është gjetur e braktisur.

“Në vijim të punës policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ku në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, u vodh me dhunë një automjet tip “Benz”, shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u gjet i braktisur dhe i mbyllur, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje“, sipas policisë.

Top Channel