Djegia e makinës në Bilisht, babai i Marselit akuzon motrat Arapi: Jam 100% i bindur, nuk dua të hakmerrem por…

10/10/2022 12:03

Urim Buçi, babai i Marselit, të cili iu dogj mjeti mbrëmjen e kaluar teksa e kishte parkuar pranë banesës së tij, akuzon motrat Arapi se ishin ato që i vunë flakën mjetit.

Në një prononcim për mediat, Urimi thotë se është plotësisht i bindur se autore janë dy motrat dhe policia duhet të marrë menjëherë masa. Ai tha se makina e tyre ‘është blerë me djersë’, ndërsa kërkoi që të hetohet pasuria e 27-vjeçares Deizi Arapi, të cilës iu dogj mjeti dy javë më parë.

Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. Kur dal unë kishte marrë makina flakë. Lajmërova zjarrfikësen dhe policinë. Po mundohen të zbulojnë diccka, nuk e di ku janë.

Dyshimin e kam para një muaji, ku atyre dy vajzave i është djegur makina. Ndryshimi është se unë makinën e kam djersë, ato nuk e di, policia të verifikojë se nga i kanë të ardhurat.  Më vjen keq veprimi, se as unë e as djali im nuk kemi lidhje me ngjarjen. Ja, 100% i bindur që ato e kanë bërë. Nuk dua të hakmerrem. Nuk kemi konfklikt me njeri tjetër.

Jam shumë i shqetësuar, ngjarja mund të ishte parandaluar. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani më shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Vetëm goca nuk mund t’i quaj ato. Nëse policia nuk ua gjen vendin atyre, do e ketë radhën një tjetër person si puna ime”- u shpreh ai.

Edhe Marseli tha se ka dyshime të forta që makina është djegur nga motrat Arapi dhe dyshimet e tij i përforcon edhe ora e djegies, e cila është e njëjtë me orën që u dogj mjeti i Deizi Arapit.

Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës, por unë nuk kam gisht në këtë ngjarje. Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave, çfarë më bën të mendoj që mesazhi për mua është i qartë”, u shpreh ai.

Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme, pasi mund të jetë hakmarrje për ngjarjen e ndodhur më 25 shtator ku iu vu flaka mjetit të Arapit dhe u dogj plotësisht.

Deizi Arapi, pronarja e makinës tip “Mercedes Benz” që u dogj para dy javësh ngriti akuza se ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër mes saj dhe ish kryebashkiakut Bledion Nallbati aktualisht deputet i PD për shkak të largimit të padrejtë të nënës së saj nga puna, ndërsa dëshmoi se personi që ka kryer veprimin ishte  punonjësi i karburantit në pronësi të deputetit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel