“Hera e parë që vdiq dikush që njihja ishte një dramë vërtet e madhe, tani është rutinë”, rrëfimi prekës nga Ukraina

09/10/2022 14:37

Vullnetari ushtarak, Seva Koshel gjatë një interviste për Sky News u shpreh se në fillim e përjetoi shumë keq vdekjen në luftë të një personi të afërt, kurse tani vdekjet janë kthyer në ngjarje normale.

“Po flisja me shokun tim që tani është oficer në ushtri, djem të njësisë së tij që ishin nën komandën e tij janë vrarë, shoku im duhet të shkojë me trupin në fshat për varrim. Është shumë e vështirë për të. Është hera e parë për të. Shpresoj të jetë hera e parë dhe e fundit, por nuk e dimë”, tha ai.

“Në podkastin e mëparshëm po thosha se lufta është bërë rutinë, se ne bëjmë atë që bëjmë – dhe në fakt e njëjta gjë ndodh për fat të keq me ushtarët dhe oficerët tanë që humbasim. Hera e parë kur u vra një djalë të cilin e njihja, ishte një tronditje dhe ishte një dramë vërtet e madhe, dhe tani, ju e dini, thjesht e kuptoni se, Mirë, ai nuk është më me ne”.

“Dua të them që nuk është në rregull, definitivisht. Por unë thjesht mësohem me këtë sepse kam mjaft prej tyre, të cilët i njihja dhe që nuk janë më me ne”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA