Policia Rrugore e Tiranës gjatë kontrolleve në javën që lamë pas goditi një rast të tentativës për të korruptuar punonjësit, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen.

Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet nën efektin e drogave.

35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime në Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA