Magjia në spektaklin “Dancing with the Stars” sapo ka nisur!

Çifti i parë që kërceu për jurinë dhe publikun ishte sipërmarrësi Arbër Çepani, me balerinën profesioniste, Erisën.

Profesioni i Abrit është të jetë fitues gjithmonë, ashtu siç fitoi edhe spektaklin e “Big Brother” vite më parë dhe “prezencën” e tij e tregoi edhe në një tango që u prit mirë nga juria.

Ata duket se i përballuan mirë emocionet dhe kërcimi i tyre u mbyll me një përqafim dhe shumë duartrokitje nga publiku në studio.

Por si ishin ata në sy të jurisë së Dancing?

 Kledi Kadiu: E thyet akullin, prezenca ishte e bukur, brenda karakterit të tangos, do të thoja që nga mesi, zhvillimi hapat më të sakta, siç i pretendon kjo disiplinë.

Arbri: Ishte faji i Erisës, ma mori mendjen!

Valbona Salimllari: Tango është kërcim pasionant, Arbër e ke nisur me këmbën e mbarë!

Dalina Buzi: Pesë germa kam unë “Seksi”! Ti hyn te lista e meshkujve më seksi të Shqipërisë në 2022.

Armand Peza: Në mënyrën e interpretimit na erdhi shumë mirë, na mungoi buzëqeshja. Diku nga mesi pati pasiguri, fundin dhe fillimin ishte I saktë. Komplimente ishe performancë e mirë.

Në fund, ata morën 24 pikë nga juria. Dalina dha 6 pikë, Armandi 5, Kledi 6 dhe Valbona 7 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë  do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkëngjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA