Ardit Çuni dhuroi një nga performancat më të mira në natën e parë të spektaklit të kërcimit “Dancing Ëith the Stars Albania”.

Këngëtari dhe partnerja e tij, Jora e nisën me një “paso doble”. Me hapa të shpejtë dhe të sigurt, këngëtari mori komentet më të mira nga juria, aq sa anëtarët e jurisë u shprehën se “patën vështirësi të dallonin kush ishte balerina dhe kush konkurrenti VIP”.

Dalina Buzi, me humor, u shpreh se “Arditi nuk qëndroi shumë në ‘Big Brother Vip’ sepse vendi i tij qenka në ‘Dancing With the Stars Albania’.”

Deri më tani, Arditi mori pikët më të larta të jurisë, plot 28 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel