Dha dorëheqjen ditën e djeshme, Kurti takim me Ministrin e Shëndetësisë
07/10/2022 12:11
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me Ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme.
Ditën e djeshme Rifat Latifi konfirmoi se kishte dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk dha detaje në lidhje me arsyen.
I emëruar në muajin nëntor të vitit të kaluar, Latifi është kritikuar për mungesë të rezultateve në sektorin e shëndetësisë.
Gjithashtu Kurti nuk e komentoi kërkesën e Listës Guxo, për të iu dhënë atyre postin e Ministrit të Shëndetësisë.
Top Channel