“Njeri i bukur, e kam shumë xhan por…”, Semi flet për ish-partnerin, Bojken Lakon

05/10/2022 22:23

Edhe pse prej kohësh janë të ngarë nga lidhja 10-vjeçare, Semi ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon.

E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”- tha këngëtarja.

Ajo tha se Bojken e ka shumë xhan dhe është njëri shumë i bukur por nuk konsumon dreka-darka me të, pavarësisht se ka shumë mirënjohje ndaj tij.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- tha Semi.

Edhe gjatë kohës që ishte në BigBrotherVip, këngëtarja ka treguar se është ndarë paqësisht me Bojken Lakon dhe kjo nuk e pengon që t’i marrë atij mendime apo t’i kërkojë ndihmë.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA