Barcelona kthehet në një makineri të frikshme të ardhurash. Viti i fundit solli mbi 1 miliardë euro të ardhura, por sërish klubi doli me humbje 07/09 10:52
Mesut Ozil i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrje kirugjikale në shpinë teksa futbollisti që aktivizohet me Basaksehir në Superligën turke, do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.
Skenari më pozitiv për rikthimin e tij pritet të jetë 3 muaj, megjithatë gjithçka do të varet nga procesi i rikuperimit.
Për fat të mirë, operimi doli me sukses dhe vetë Ozil e sqaroi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.
Futbollisti u transferua këtë verë nga Fenerbahce te Basaksehir, teksa në këtë sezon mes paraqitjeve në kampionat, kualifikueset europiane dhe Conference League mesfushori ka grumbulluar vetëm 21 minuta.

Top Channel