Disfata përballë skuadrës së Balliut, klubi i La Liga shkarkon trajnerin në 1 të natës

04/10/2022 11:20

Asnjë fitore, një barazim dhe gjashtë humbje kanë detyruar klubin e La Liga-s, Elchen të shkarkojë nga posti i trajnerit, Francisco Rodriguez.

Për 44-vjeçarin rezultoi fatale disfata në mbrëmjen e së hënës me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares, Ivan Balliu.

Kështu, nëpërmjet një njoftimi në orën 1 të natës, drejtuesit e Elche zyrtarizuan shkarkimin e Rodrigues.

Ky i fundit ishte në krye të skuadrës prej 28 nëntorit të vitit të kaluar, teksa klubi i Elches i uron fat Rodriguez dhe stafit të tij në aventurën e radhës.

Top Channel