​Prindërit në Kosovë kërkojnë që grevat në arsimin fillor të ndalohen me ligj

04/10/2022 13:22

Përmes një deklarate publike, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.

“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK-ut, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK-ut dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë””, thuhet në një shkrim publik nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Ky vjen pas më shumë se një muaj grevë që u mbajt në tërë sektorin e arsimit. Mësimi ka nisur të hënën, megjithatë dëmet që u janë shkaktuar nxënësve dhe arsimit konsiderohen të jenë të mëdha.

Prindërit kërkojnë normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.

Postimi i plotë:

RIKUJTIM E RISQARIM!

1. Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.

2. Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme.

3. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë!

4. Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA