Tre kartonë të kuq për një minutë, Boca ngjitet në krye mes tensionit

03/10/2022 10:56

Boca Juniors ndodhet në formë shumë të mirë, sidomos në fazën mbrojtëse.

Ekipi i famshëm argjentinas, fitoi 1-0 ndaj Velez Sarsfield, rezultat që ka ngjitur “Xenezies” në krye të renditjes.

Ekipi numëron 8 fitore dhe 3 barazime në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërkohë që ka pësuar vetëm një gol në 6 sfidat e fundit.

19-vjeçari Gonzalo Morales realizoi golin e fitores në minutën e 79’, vetëm shtatë minuta pasi kishte ardhur nga stoli, ndërkohë që në minutat e fundit ishte radha e kartonëve të kuq.

Plot 3 kartonë të kuq u regjistruan një minutë përpara fundit të takimit. Francisco Ortega kreu një faull të rëndë nga pas, veprim që shkaktoi një sherr të madh mes lojtarëve të të dy ekipeve.

Tension dhe përplasje në fushë, ndërkohë që arbitri kryesor, përveç anësorit të djathtë të Velezit, i tregoi të kuqin edhe Luis Vazquez (Boca) dhe Valentin Gomez (Velez)./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA