Gjenerata e ardhshme Mercedes-Benz E-Class është në fazat e tij më të fundit të zhvillimit pasi është parë duke u testuar në rrugë publike që nga dhjetori 2021.
Për herë të parë, gjenerata e re versionit vagon të Mercedes E-Class u pa në një rrugë publike. Ishte duke pritur për dritën e gjelbër në një kryqëzim, e kompletuar me të gjitha kamuflazhet të cilat priten nga një makinë testuese.
Ishin 2 prototipa, edhe pse në fakt dallimet mes tyre nuk mund të shiheshin nga video-ja. Siç edhe u prit, E-Class do të duket si një Mercedes S-Class i zvogëluar, me disa ndryshime evolucionare në dizajnin e modelit të ri. Pritet që fenerët do të jenë më të hollë ndërsa pjesa e pasme do të jetë e njëjtë.
Ndërkaq, rikujtojmë se G-Wagon elektrik i Mercedes-Benz do të dalë në treg në mesin e vitit 2024. Këtë ka pohuar presidenti i kompanisë Ola Källenius këtë javë. Källenius tha gjithashtu se ai drejtoi një version prototip të SUV-së elektrik në objektin e testimit të kompanisë në Graz, Austri dhe u largua i bindur se e ardhmja e aventurës jashtë rrugës është elektrike.
Ndërkaq, makina e shumëpritur Mercedes-Benc EQS SUV është kompletuar me të gjitha detajet dhe është i gatshëm për porosi. Klientët evropian tani mund t’i porositin makinat e tyre dhe dërgesat mund të arrijnë duke filluar nga dhjetori, teksa disa makina mund të arrijnë edhe më herët. EQS SUV u bë zyrtare në prill, por vetëm tani ju mund ta blini një të tillë. Makina u prodhua në SHBA në fabrikën CO2 Neutrale Tuscaloosa në Alabama.
Top Channel