‘1 në 1 miliardë shanse’ / Gruaja del në foton e ‘Google Maps’ në të njëjtin vend pas nëntë vjetësh (fotot)

30/09/2022 21:43

Një nënë britanike, me eksperiencë në atë që rrjeti Daily Mail quante “roli i saj brenda Matriks-it”, raportohet se është fotografuar nga satelitët në të njëjtin vend e në të njëjtin pozicion, dy herë brenda një dekade.

Leanne Cartwright mori së fundmi foton e saj nga rrjeti Google Maps, duke qëndruar teksa kalonte rrugën me çantën e pazarit në dorë, teksa gjiganti i teknologjisë i dërgonte me shaka dhe foton thuajse identike të saj që kishte marrë në të njëjtin pozicion në prill 2009.

Nëna e një fëmije besonte fillimisht se ishte një email i rremë, por duket se teknologjia e mbikqyrjes “gëzonte” duke treguar fuqinë e saj dhe krahasimin me imazhin e prillit 2009.

Kështu që 41-vjeçarja mbeti paksa e shokuar për konçidencën e pamjes thuajse identike të nëntë viteve më parë.

Imazhi i dytë, i kapur në gusht 2018, e tregon atë duke pritur në semaforin e këmbësorëve në të njëjtin pozicion me çantën në dorë, teksa ndryshimi i vetëm ishte fustani i saj.

Punonjësja e administratës civile tha se u ‘tërbua’ kur komentet në imazhet e saj në Facebook e krahasonin me “udhëtuesen në kohë” apo e quanin fenomen që ka afro ‘1 në 1 miliardë shanse’.

Gruaja nga Carlisle, Cumbria, në veri të Britanisë tha: “Duket sikur kam ngrirë në kohë. Po qëndroj mbi të njëjtën pllakë trotuari dhe kam përsëri çantën në dorë. Është zbavitëse dhe e frikshme”.

“Disa njerëz thonë që mund të udhëtoj në kohë, dhe në fakt jam i vetmi person në botë që më kanë kapur në të njëjtin vend një dekadë më vonë.

“Kur ma dërguan herën e parë të gjithë mendonin se ishte zbavitëse dhe nuk u merakosa.

“Por bashkëshorti im Richard zbuloi të dytën dhe është shumë e çuditshme”.

Leanne tregon se imazhi i saj i parë ishte marrë teksa ajo po shkonte me këmbë në punë në mëngjes, kurse i dyti është marrë gjatë pushimit të saj të drekës.

Leanne, e cila jeton me bashkëshortin Richard e të birin Zach ka tërhequr mijëra komente me historinë e saj.

Njëri komentonte: “Më fal po kjo është çmenduri!”

Një tjetër: “Kjo ka vetëm një në një miliardë shanse? E pabesueshme!’

Një tip më observues tha: “Çanta në të njëjtën dorë dhe gjithashtu në shpatull.”

Leanne i përgjigjej të fundit: “Jam një krijesë e komanduar nga zakonet”.

FOTO GALERI
3/6
Punonjësja e administratës civile tha se u ‘tërbua’ kur komentet në imazhet e saj në Facebook e krahasonin me “udhëtuesen në kohë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA