“S’të uroj dot…”, vajza e ish-presidentit Bujar Nishanit bën postimin e ndjerë në ditëlindjen e të atit

29/09/2022 11:28

Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani ka kujtuar të atin e ndjerë në 56-vjetorin e lindjes.

Teksa ka ndarë një foto me të, Fiona Nishani shkruan: “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”.

Ish-kreu i shtetit shqiptar u nda nga jeta më 28 maj të këtij viti pasi qëndroi një muaj në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte komplikacione të post Covid.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA