Nuk duroi më dhimbjet dhe u operua, Mesut Ozil rikthehet vitin e ardhshëm

29/09/2022 13:50

Mesut Ozil ka vendosur t’i japë fund problemeve në shpinë.

Fantazisti turko-gjerman e ka ndarë mendjen dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale që do e mbajë jashtë fushave të blerta për rreth 3 muaj.

sipas Super Sport një mungesë e madhe për ekipin e Basaksehirit dhe trajnerin Emre Belozoglu, me mesfushorin ofensiv që pritet të rikthehet i gatshëm në vitin 2023.

Basaksehir renditet përkohësisht në vend të tretë në kampionatin turk, ndërkohë që po garon edhe në Conference League, aty ku ka fituar dy sfidat e para në grupin A (Hearts, Fiorentina).

Top Channel