Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, planifikon të bisedojë të enjten me presidentin rus, Vladimir Putin, për referendumet ilegale që ka mbajtur Moska në disa rajone të Ukrainës.
Erdogan ka thënë të mërkurën se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për rajonet e prekura dhe që “ta bindim Putinin”.
“Do të dëshiroja që të mos mbanin referendumet, dhe që ne të mund të zgjidhnim këtë problem përmes rrugëve diplomatike”, ka thënë ai.
Referendumet e rreme, që janë mbajtur në katër rajone në jug dhe lindje të Ukrainës, nuk njihen ndërkombëtarisht, sepse janë mbajtur në kundërshtim me ligjet ukrainase dhe ato ndërkombëtare.
Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin po tenton të marrë kontrollin e territoreve ukrainase përmes referendumeve, pasi diçka të tillë nuk ka arritur ta bëjë në fushëbetejë.
Top Channel