Ish-i i Milanit dhe Interit rikthehet në Itali, firmos me klubin e Serisë B

29/09/2022 15:20

Pas një sezoni në Turqi, ishi i Milan dhe Iner është rikthyer në Itali, por këtë herë për të luajtur në Seria B, me Modena-n.

Modenës i duhej patjetër një emër për mesfushën pas pas dëmtimeve të Gerli, Gargiulo dhe mbi të gjitha Battistella, të cilët do të duhet të mungojnë gjatë gjithë sezonit.

Poli nuk ka luajtur në Serinë B që nga viti 2009, kur u shfaq me fanellën e Sassuolo-s, skuadra e fundit me të cilën luajti në kategorinë e dytë të futbollit në Itali.

33-vjeçari ka luajtur më parë për një sezon me Inter dhe për 4 sezone me Milan. Zyrtarizimi I rikthimit të tij në Itali dhe në Seria B pritet të bëhet në ditët në vazhdim./ Super Sport

Top Channel