Shenja e famshme e Hollivudit, një nga monumentet më ikonike të botës, po rinovohet pikërisht përpara se vitin e ardhshëm të kremtojë 100 vjetorin e lindjes.

“Në fillim, ai nisi thjesht si një shkrim për të promovuar tokën, Hollywood Land, për të promovuar shtëpitë në zonë. Por pastaj, u shndërrua në diçka tjetër, duke shënuar fillimin e industrisë së filmit dhe të gjithë kësaj teknologjie te re thotë Ferris Wehbe i Hollywood Sign Trust.

“Sot po e lyejmë shenjën dalluese të Hollivudit në përgatitje për 100 vjetorin e saj. Nisi si dicka tjetër, por u kthye në simbolin e industrisë së filmit, magjisë së saj, teknologjisë”- thotë ai.

Në vendin ku plakja nuk lejohet, dhe ndërhyrjet kirurgjikale për ruajtjen e rinisë dhe bukurisë janë të zakonshme tashmë, edhe shenjës ikonë të Olimpit të filmit, i duhej një rinovim.

“Është bukur të punosh këtu, me këto germa që kanë 100 vjet që qëndrojnë në këmbë. Personalisht, si latin që jam, e konsideroj një nder që të punojë në këtë projekt”- shprehet punëtori Gustavo Quiyuch.

“Kjo shenjë përfaqëson kinemane, televizionin, për mua është si një ëndërr që bëhet realitet që jam në SHBA dhe po vizitoj veçanërisht këtë vend këtu.”- thotë turistja Jessy Camperos.

Pothuajse 1500 litra bojë do të përdorën për lyerjen e shenjës 14 metra të lartë, një proces ky për të cilin është angazhuar një staf prej 10 vetash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA