Një çift shqiptar në Greqi, Eleni Çakuli dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci më origjinë nga Saranda, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në rrugën nacionale të Patra-Pyrgos. 

Mediat greke shkruajnë se aksidenti i ndodhur mëngjesin e së martës i mori jetën çiftit, pasi mjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplasën me një kamion.

I plagosur mbeti edhe shoferi i kamionit, mjeti i të cilit u përmbys në rrugë pas përplasjes.

Pas plagëve të marra ata u dërguan me urgjencë në spital, por çifti nuk mundi dot të shpëtonte.

Ata kanë lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. Shqiptarët jetonin prej vitesh në Amaliada ku zotëronin edhe një lokal. Mediat vendase shkruajnë se komuniteti është tronditur pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të çiftit.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA