Befason sërish Kanye West! Vesh shapka me çorape, në kombinimin e çuditshëm në Javën e Modës në Londër

27/09/2022 10:28

Kanye West mori pjesë një ditë më parë në shfaqjen e Burberry-t Pranverë-Verë 2023, në Javën e Modës në Londër.

Si zakonisht, pamja e tij ngjalli diskutime në rrjetet sociale. Teksa reperi ishte veshur me pantallona dhe xhaketë lëkurë të zezë, kombinimin më të çuditshëm e kishte bërë me këmbët, ku mbante veshur çorape të zeza dhe shapka me gisht.

Shapkat ishin të zeza dhe te rripat shkëlqenin nga kristale argjendi. Fotot e reperit qarkulluan me shpejtësi në rrjet. Kjo nuk është hera e parë që veshjet dhe zgjedhjet e West kanë shkaktuar konfuzion mes fansave dhe kritikëve. Shumë prej tyre nuk ishin adhurues të çizmeve Yeezy , të cilat ai i mbante praktikisht kudo muajt e fundit.

Frymëzuar nga bregdeti britanik, sfilata e Burberry-t në pistë mirëpriti modele si Naomi Campbell, Bella Hadid, Irina Shayk e shumë të tjera.

 

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel