Ndotja alarmante nga mbetjet plastike prej vitesh në Lumin Drin në Lezhe është kthyer një problem serioz jo vetëm për natyrën, por dhe vetë qytetarët.

Kjo situatë ka alarmuar ekspertë të mjedisit që të ndërmarrin një nismë për mbrojtjen e tij nga ndotja duke vendosur një barrierë mbrojtëse për mbledhjen e mbetjeve, sidomos atyre plastike.

Specialisti i mjedisit Jak Gjini thotë se kjo nismë është ndërmarrë më qëllim mbrojtjen e  dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e lumit Drin.

Vendosja e rrjetës mbrojtëse në këtë pikë të lumit Drin, përveçse do shërbejë për ndalimin e mbetjeve plastike me destinacion detin por dhe do të shërbejë si ndërgjegjësim për qytetaret që të shohin nga afër demin që i shkaktohet Lumit Drin nga hedhja pa kriter e mbetjeve plastike.

Top Channel