Të dielën, homazhe për Sali Shijakun te holli i TOB/ Veliaj: Trishtim i thellë, ishte ikonë e Tiranës

24/09/2022 11:12
Piktori Sali Shijaku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit Sali Shijaku.

Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Shijaku ishte ikonë e Tiranës dhe një piktor i jashtëzakonshëm.

“Fort i trishtuar për ikjen e një artisti unik, si Sali Shijaku. Ai ishte ikonë e Tiranës, një piktor i jashtëzakonshëm, që ia kushtoi jetën artit shqiptar. Prehu në paqe miku i përjetshëm i qytetit tonë! Ngushëllime familjes”, shkruan Veliaj.

Homazhet në nder të artistit të njohur janë organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe do të zhvillohen nesër në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00-12:00.

Piktori Sali Shijaku është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lexo edhe: Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku

Top Channel