Mashtruesi brazilian ‘online’ përdorte historinë melankolike të ‘jetimit’ për të zhvatur 7 gra (fotot)

24/09/2022 16:19

36 vjeçari Renan Augusto Gomes, pretendonte se ishte një inxhinier civil, për të joshur femra të ndryshme në profilin e tij ‘atraktiv’ të njohjeve të reja, teksa është arrestuar si i akuzuar se ka zhvatur prej tyre më shumë se $50,000 në Brazil.

Burri që njihet tashmë si “mashtruesi brazilian i rrjetit” është kapur nga policia pas raportimeve se përdorte historinë e tij “mallëngjyese” për të gënjyer ta paktën 7 gra.

Renan Augusto Gomes raportohet se “prekte telat e zemrës” së viktimave të tij duke u thënë se ishte një jetim, para se të zhvaste prej tyre mijëra dollarë.

Gënjeshtari “i dashur” u arrestua të mërkurën (21 shtator) pas akuzave se shënjestronte gra profesioniste që fitonin rroga të majme.

Në disa pamje të publikuara mashtruesi shihet duke tentuar t’i shpëtonte policisë para se të përplasej me tre automjete të tjera në zonën São Bernardo do Campo të bashkisë së São Paulo.

Shtatë gra denoncuan se ai i kishte bindur t’i jepnin hua sasi të mëdha parash, teksa vetëm një prej viktimave ai i kishte marrë ‘hua’ $40 000.

Hetimet zbuluan se Renan përdorte profile të ndryshme në aplikacionet e njohjeve të reja  si Tinder, Happn e Lovoo me emrin e rremë Augusto Keller.

Rrjeti vendas G1 raporton se Renan hiqej si inxhinier, prindërit e të cilit ishin gjermanë dhe se kishin vdekur ‘tragjikisht’ në një aksident në Aracatuba.

Viktimat e tij ishin të gjitha nga 34 deri në 40 vjeç dhe e kishin prezantuar te familjet e tyre, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Pas njëfarë kohe mashtruesi i kërkonte atyre nëse mund ti jepnin para hua, dhe më pas zhdukej.

Prokurorja Erika Pucci da Costa Leal komentonte: “Augusto e prezantonte veten si një djalë i dashur, me disa histori mungesash të prindërve e familjarëve, si dhe duke thënë se ishte shumë i zënë me punë, në mënyrë që viktimat të mos përfshiheshin në rrethin e tij shoqëror”.

Në profilin e tij në rrjetet e njohjeve të reja thuhet: “Jam ‘single’ prej një viti, po hyj në kë të rrjet për të kërkuar dikë për një lidhje serioze, nëse kërkoni seks ose gallatë, kalojeni profilin tim”.

Policia beson se ka të tjera viktima që janë mashtruar nga i arrestuari.

FOTO GALERI
3/5
Ai kishte tentuar t’i shpëtonte policisë para se të përplasej me tre automjete të tjera në zonën São Bernardo do Campo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA