Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin protagonistë në Botërorin e katër viteve më parë teksa Zvicra mposhti Serbinë me rezultatin 2-1 në fazën e grupeve, pikërisht falë golave të shënuar nga lojtarët me origjinë shqiptare.
Si Xhaka, ashtu edhe Shaqiri nuk mundën t’i rezistonin rrënjëve të tyre dhe festuan me Shqiponjë para tifozerisë serbe, duke tërbuar këta të fundit.
Në atë kohë, festa e Xhakës dhe Shaqirit mori përmasa të mëdha teksa UEFA i gjobiti lojtarët. Por, si për ironi të fatit, Serbia dhe Zvicra janë shortuar sërish në grup, në Botërorin e Katarit ndërsa aty gjenden edhe Brazili me Kamerunin.
Super Sport shkruan se këtë herë, duket se nuk do të ketë më festë me Shqiponjë teksa drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami thekson se lojtarët nuk duhet të provokojnë askënd.
“Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje të përgjithshme që provokojnë ndjeshmëri të tjera. Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, u shpreh Tami.
Top Channel