Në fjalimin e tij të regjistruar para asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuar, presidenti ukrainas kërkoi thjesht ndëshkimin e duhur për Rusinë.

“Një krim i madh është kryer kundër Ukrainës, prandaj ne kërkojmë thjesht një dënim të drejtë. Krimi është kryer kundër kufijve tanë shtetërorë. Krimi është kryer ndaj jetëve të popullit tonë. Krimi është kryer kundër dinjitetit të grave dhe burrave tanë. Krimi është kryer kundër vlerave që na bëjnë ju dhe mua komuniteti i Kombeve të Bashkuara dhe Ukraina kërkon ndëshkim për përpjekjen për të vjedhur territorin tonë.Rusia duhet të paguajë për këtë luftë”, tha Zelensky.

Lideri ukrainas ka prezantuar edhe një “formulë” për paqe, që përfshin më shumë mbështetje ushtarake dhe ndëshkim të Rusisë në skenën ndërkombëtare.

Zelenskiy parashtroi ato që ai tha se ishin pesë kushte të panegociueshme për paqen. Këto përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.

Fjalimi i tij është përcjellë me duartrokitje nga shumë prej pjesëmarrësve të takimit.

Ndërkohë paraditen e kësaj të enjteje ka nisur  shkëmbimi i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainë.

Ata përfshijnë më shumë se njëqind anëtarë të Batalionit Azov, të përshëndetur si heronj për rezistencën në Mariupol.

Top Channel