
Pas debatit të një dite më parë, kur Eda akuzoi Xhenin se di për të ‘shumë të këqija’, kjo e fundit nuk u paraqit sot në puntatën e “Për’puthen”.
Mes vajzave u shkëmbyen ofendime dhe akuza të ashpra, që e detyruan moderatoren Oriela Nebiaj të mbyllë emisionin. Sot, ajo thotë se Xheni ishte e pranishme, por një minutë para se të nisnin xhirimet mori një telefonatë dhe u largua. Sjellja e saj është e papranueshme, thekson Ori dhe opinionisti Arjan Konomi.
Më pas, u shfaqën disa momente pasi u mbyll programi, kur Xheni thoshte se “Eda ka qenë shoqe e motrës sime. Nuk kam inate me të, nuk e di çfarë ka ajo me mua”.
Ndërkohë, Eda, e pranishme në studio, duket aspak e penduar dhe vazhdon të theksojë akuzat për Xhenin.
Jemi vetëm në javën e dytë të sezonit të katërt të “Për’puthen” dhe publiku pa një debatet kaq të ashpër.
Top Channel