Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre pas një kamion që i transportonte ato u përplas.

Të gjitha korsitë u mbyllën pasi kamioni u përplas me kamionët e tjerë të parkuar në anë të rrugës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se kamioni ka pasur aq shumë kuti dhe kanaçe birre  saqë rruga mezi shihet.

Autostrada përfundimisht u rihap disa orë më vonë.

Sipas Tampa Bay Times, përplasja ndodhi të mërkurën në mëngjes herët kur kishte edhe shumë lëvizje.

Përveç birrës, në të gjithë rrugën është derdhur edhe betoni i transportuar nga një nga kamionët.

 

Top Channel