Deputetja demokrate, Grida Duma u shpreh se të rinjtë shqiptarë nuk e përballojnë dot jetesën në vend dhe zgjedhin të largohen jashtë.
“Në Shqipëri nuk ka jetë detare, nuk ka siguri në bregdet. Kryeministri doli dhe tha e dua të dënuar. I dënuar nuk duhet të jetë ai se ai është vetëm bishti dhe që i mori jetën një 7 vjeçareje në Potam. Ndjej një lloj fajësie se të gjithë jemi prindër dhe e dimë se çdo të thotë ajo tragjedi. Sa herë flisni për Reformën në Drejtësi se pa drejtësi nuk ka zhvillim. Në vend që të jepni llogari vini na tregoni kush është bluja dhe kush është e kuqja. Nuk ka nevojë të shpiki rrotën njëri në Shqipëri. Kur thonë po ecën ngadalë do të thotë që po ecën keq, kjo është gjuha diplomatike nga andej. Nuk doja të hyja në këto ujëra të errëta, se po ashtu kur diskutohet për anijet, velat, lundrimet ne kemi detyra të mëdha. Kur diskutohet për anijet e lundrimet harrojmë që kemi detyra të mëdha e jo të vogla. Të mos sillemi sikur jemi udhëheqësit e botës por duhet të udhëheqim gjithsesi. Gjynah juaj se si i drejtoheni parlamentarëve është një glorifikim për të lartësuar shefin. Ju vini në çdo komision e në çdo dalje në parlament e thoni I kemi bërë të gjitha. A mund t’ia dalë një person me 110 mijë lekë të vjetra? E pyeta zëvendës ministrin e vetëm uli kokën.Në vitet ‘90 pamjet e Shqipërisë me anijet të mbushura plot që udhëtonin jashtë vendit, njerëzit qanin.Tashmë ikin me qejf nga Shqipëria. Në Francë me 9 euro një student shëtit gjithë Parisin, ka kartë studenti. Analiza thotë se minimalisht një student në Shqipëri i duhet 510 euro për të jetuar tamam. Vela më e madhe e anijes së Shqipërisë është rinia. Ju e keni çuar velën jashtë vendit prandaj anija e Shqipërisë nuk funksionon dot”, tha Duma.
Top Channel