215 ukrainas të burgosur në Rusi rikthehen në shtëpi, Putin merr sërish në krah aleatin Medvedchuk

22/09/2022 08:49

Rreth 215 ukrainas të burgosur janë liruar nga rusët ditën e sotme pas një shkëmbimi të burgosurish.

Në këmbim të tyre u liruan edhe 55 rusë së bashku me aleatin e ngushtë të Putin Viktor Medvedchuk,

Lajmin e bëri të ditur  shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrii Yermak, i cili u shpreh se Zelensky vendosi që heronjtë e Ukrainës të jenë të lirë.

“Presidenti Volodymyr Zelensky vendosi një detyrë të qartë: të kthejë heronjtë tanë. Rezultati: heronjtë tanë janë të lirë”.- tha Yermak.

Ukrainasit përfshijnë ushtarë, roje kufitare, policë, marinarë, roje kombëtare, doganierë dhe civilë.

Midis ushtarëve janë disa nga mbrojtësit e Azovstal, një fabrikë çeliku në Mariupol, ku Ukraina e mbajti për muaj të tërë në kushte të dëshpëruara kundër pushtimit rus.

“Denys Prokopenko “Radis”, Serhiy Volynskyi “Volyn”, Svyatoslav Palamar, Denys Shlega, Oleg Khomenko – komandantët nga “Azovstal” – ata tashmë janë të sigurt. Ky është rezultat i marrëveshjeve personale midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit Erdogan .Rusët donin të na shantazhonin me jetën e tyre, por ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë me askënd”, tha Yermak.

Top Channel