Putin thërret 300 mijë trupa rezervë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë

21/09/2022 17:03

Presidenti Putin thërriti 300,000 trupa të tjera në luftën e Ukrainës, ndërsa akuzonte Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor”, duke paralajmëruar se ka shumë armë për t’u përgjigjur.

Në një fjalim të rrallë drejtuar kombit, ai tha se nuk po bënte bllof dhe do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohej.

Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të rezervave ushtarake, kjo do të thotë se njerëzit me përvojë të mëparshme ushtarake do t’i bashkohen luftës.

Sipas Sky News personat jo të moshuar dhe pa probleme shëndetësore, sipas Dekretit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, do të dërgohen për të luftuar.

Kohët e fundit forcat ruse po humbasin shumë territore, të cilat janë rimarrë nga Ukraina.

Kjo gjë e ka shtyrë presidentin e Rusisë të marrë vendimin për shtimin e forcave ushtarake në territoret ukrainase.

Prej muajsh lufta në Ukrainë ka shkaktuar viktima dhe dëme të pallogarishme, për të vilën do të duhet një kohë e gjatë për rikuperim.

Top Channel