Përsëritet situata/ Më shumë se 200 balena dalin në bregun e Australisë, nuk dihet shkaku (Foto)

21/09/2022 12:25

Më shumë se 200 balena janë gjetur në bregun e një plazhi të largët të Tasmanisë, Australi.

Gjysma e tyre besohet se është ende gjallë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë dërguar me urgjencë në zonë.

Është e paqartë se çfarë i bëri balenat të dalin në breg në mënyrë masive, ngjarje e përsëritur kjo, por me përmasa më të mëdha se dy vite më parë.

Ekspertët tani po përpiqen t’i ndihmojnë, por operacioni për shpëtimin dhe rikthimin e tyre në ujërat e duhura është shumë i vështirë.

Lloji i këtyre balenave janë gjitarë shumë socialë dhe njihen për lëvizjen në grupe të mëdha.

Shkencëtarja e kafshëve të egra Vanessa Pirotta i tha BBC-së se ndoshta balenat mund të kenë ndjekur drejtimin e gabuar pasi ndonjë nga udhëheqësit e tufës mund të ketë qenë sëmurë ose mund të jenë trembur kur kanë hyrë  në ujëra më të cekëta.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel