Papa Françesku: Ukrainasit po i nënshtrohen torturave dhe monstruozitetit, janë një popull fisnik

21/09/2022 11:31

Papa Françesku ka komentuar rreth luftës në Ukrainë, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, ku ka thënë se ukrainasit i janë nënshtruar torturave dhe monstruozitetit.

Pa përmendur Rusinë, Papa i tha audiencës së tij në Sheshin e Shën Pjetrit se ukrainasit janë një popull fisnik që martirizohet.

Ai foli gjithashtu për një bisedë që kishte me kardinalin Konrad Krajeëski, shefin e tij të bamirësisë që po jep ndihma në Ukrainë.

Mediat e Vatikanit thanë se Krajeëski, i cili është polak, u sulmua me armë zjarri javën e kaluar gjatë dërgimit të ndihmave. Ai vizitoi edhe varrezat masive.

 

Top Channel