Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

I kthehet shikimi dhe sheh për herë të parë bashkëshortin, gruaja mahnitet nga bukuria e tij

21/09/2022 16:47

Sophia Corah nga një sëmundje krejt e papritur u verbua por ishte dashuria e jetës së saj që e bëri atë që ta mposhte këtë sëmundje.

Një ditë Corah u zgjua dhe ndjeu se diçka nuk shkonte, por nuk mund ta kuptonte se çfarë saktësisht. Teksa po lëvizte nëpër klasë, ajo kuptoi se gjithçka ishte bërë e paqartë. Ajo nuk mund të lexonte një gjë të shkruar në tabelë apo edhe në një copë letër përpara saj.

Atë e kapi paniku dhe pyeste veten nëse po vdiste. Më vonë, zbuloi se kishte një gjendje të quajtur keratokonus, e cila shkaktoi një rënie drastike të shikimit të saj. Top Albania Radio shkruan se pavarësisht kësaj, vendosi të mos e braktiste shkollën e lartë, por u zhvendos në një kolegj më pranë qytetit të saj. E gjithë jeta i ndryshoi jeta kur takoi Christian, i cili tani është bashkëshorti i saj.

“Ai me të vërtetë u bë familja ime dhe sistemi i mbështetjes. Isha shumë e prekur nga fakti se si kujdesej për mua ky person që sapo kisha takuar”.

Të dy punonin në kolegj dhe e nisën lidhjen e tyre si miq, por Christian ishte kujdesur për të që nga momenti i njohjes.

“Ai më shëtiste nëpër kampus, sigurohej që të haja drekën dhe madje bënte kartolina verbale për të më ndihmuar të studioja. Ne shkonim të luanim lojëra në kolegj dhe për një moment mund të harroja gjithçka që po më ndodhte. Shijoja kohën time me të”.

Procesi i saj i shërimit konsistonte në testimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacione. Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë në ditë.

Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, ajo u magjeps, duke eksploruar të gjitha detajet dhe rrëfeu se ai ishte shumë më i pashëm nga sa mund ta imagjinonte.

Top Channel