Blogerja Sarah Berisha tregoi për jetën dhe planet e saj, në një intervistë mes vajzash, në emisionin “Goca dhe Gra” këtë mbrëmje.

Sarah tregoi për romancën e saj me dj PM, të cilin e njohu gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo tha se marrëdhënia mes tyre është e bukur, pavarësisht problemeve të vogla që kanë hasur gjatë romancës së tyre. Sarah nuk nguroi të tregonte çfarë nuk pëlqen tek artisti.

“Gërhet natën, ndonjëherë aq shumë sa që të nxjerr gjumin”.

E pyetur nga Dalina Buzi, ajo tregoi se e ka rritur çmimin për postimet që bën në rrjetin social “Instagram”, ku ndiqet me mijëra njerëz.

“Mendoj që kam bërë një përllogaritje, kam parë audiencën, çfarë kanë pëlqyer njerëzit tek unë dhe rrjedhimisht kam rritur çmimin”.

Por pyetjes së Fatma Haxhialiut se sa lekë merr, ajo refuzoi t’i përgjigjej, pasi tha “është njësoj sikur të të pyes sa e ke rrogën”.

Teksa tregoi disa sekrete të saj, Sarah zbuloi për publikun se nuk dëgjon fare nga njëri vesh. Ndërsa sa i përket eksperiencës televizive, ajo tha se për këtë sezon nuk ka ende diçka konkrete.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA