Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”.

E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit.

E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan si konkurrentët e radhës në spektakël. Nuk duhet të harrojmë as Deborah Keçi dhe Salsano Rrapi që gjithashtu do të konkurrojnë.

Të fundit që iu bashkuan kastit, ishin pikërisht këngëtarja Irini Qirjako, biznesmeni Arbër Çepani, artistet Julka Gramo dhe Elhaida Dani dhe bartenderi Ilir Dushkaj. Duket se jemi më pranë se kurrë, teksa edhe ditën e sotme mësuam një konkurrente të re.

Bëhet fjalë pikërisht për gazetaren dhe prezantuesen Elona Duro. Elona është gjithashtu pjesë e TAR ku e dëgjoni çdo të mërkurë në programin “Pardon My French” dhe me fillimin e “DWTS” do të keni mundësi ta shikoni duke kërcyer në skenën gjigante të spektaklit. Ajo është gati për të konkurruar dhe ne i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri.

Top Channel