Ben Wallace: Mobilizimi i pjesshëm i Putinit tregon se lufta po dështon, është shenjë paniku

21/09/2022 11:03

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace është shprehur se vendimi i Putinit për të mobilizuar rezervistët ushtarakë për të mbështetur luftën në Ukrainë tregon se pushtimi i tij po dështon.

Ai tha se Ukraina po e fiton këtë luftë dhe se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar në synimin e tyre ndaj Rusisë.

“Ai dhe ministri i tij i Mbrojtjes kanë dërguar në vdekje dhjetëra mijëra qytetarë të tyre, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq. Asnjë sasi kërcënimesh dhe propagande nuk mund të fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe Rusia po bëhet një paria globale. Kjo është një shenjë paniku.”, shkruan ai në një deklaratë të postuar nga Ministria e Mbrojtjes në Twitter.

Top Channel