5 të vrarë në protestat në Iran! Gratë heqin dhe djegin hixhabet pas vrasjes së të resë nga ‘policia e moralit’

21/09/2022 12:01

Vdekja e një 22-vjeçareje në Iran ka bërë që në vend të shpërthejnë protesta masive, të cilat në tentaivë për tu shtypur nga policia u kanë marrë jetën 5 personave që u qëlluan nga efektivët.

E reja humbi jetën pasi u kap nga pjesëtare e të ashtuquajturës “policia e moralit”, pasi sipas tyre ajo nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabi e saj. Mahsa Amini, ndërroi jetë në spital tre ditë pas dhunës së ushtruar ndaj saj.

Në shenjë revolte gratë në disa qytete iraniane hoqën dhe dogjën hixhabet e tyre  për të protestuar ndaj ligjit të detyrueshëm të mbajtjes së tyre.

Protestat shpërthyen gjithashtu edhe në dy qytete konservatore – Mashhad dhe Qom. Mashhad është vendlindja e liderit suprem Ali Khamenei , ndërsa Qomi konsiderohet “kryeqyteti fetar” i Iranit pasi shumë klerikë të lartë shiitë janë të vendosur atje.

Në një video nga Mashhad, protestuesit dukej se kishin marrë kontrollin mbi dy makina policie. “Ne nuk duam një Republikë Islamike,” bërtiti një grua që qëndronte në majë të njërës prej makinave

Protestat  të tilla në Iran janë të habitshme për shkallën, egërsinë dhe natyrën e rrallë feministe; Protestat e fundit të kësaj përmase ishin tre vjet më parë, pasi qeveria rriti çmimet e gazit në 2019.

Top Channel