Hije skandali! Kryeministri kanadez “ofendoi” mbretëreshën, kapet mat duke kënduar e pirë para funeralit

20/09/2022 12:56

Pamjet e kryeministrit kanadez teksa këndon Bohemian Rapsody të grupit Queen, nën shoqërinë e personave të tjerë pak para funeralit të mbretëreshës janë bërë shumë virale në rrjet.

Videoja është bërë në mbrëmjen e së shtunës, 17 shtator në Londër. Kryeministri kanadez shihet i veshur me një bluzë, i mbështetur në një piano teksa Gregory Charles, një muzikant nga Quebec, luan Bohemian Rhapsody. Shumë thonë se kryeministri ka qenë edhe i dehur atë natë.

Pasi videoja u shpërnda gjerësisht, shumë e akuzuan kryeministrin për mungesë respekti pasi ai kishte shkuar në Londër për të nderuar mbretëreshën dhe jo për të dhënë show në lokalet e Londrës. Aq më tepër që Mbretëresha ishte kreu i shtetit të Kanadasë dhe zoti Trudeau caktoi 19 shtatorin një ditë zie kombëtare në Kanada.

Ndërkohë zyra e tij duke konfirmuar vërtetësinë e videos, i doli në mbrojtje duke thënë se “kryeministri kishte marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për të nderuar Mbretëreshën”.

Top Channel