Formula 1/ Sezoni 2023 më i gjati në histori, miratohet kalendari i plotë i të gjithë garave

20/09/2022 18:28

Këshilli Botëror i FIA-s ka miratuar kalendarin për sezonin 2023, që do të jetë më i gjati, me plot 24 gara, nga të cilat vetëm 9 do të zhvillohen në kontinentin e vjetër, Europë dhe 8 të tjera në Azi.

Sezoni do të nisë pikërisht në Azi, me Çmimin e Madh të Bahreinit më 5 mars të vitit 2023 dhe do të përfundojë më 26 nëntor po në Azi, por këtë herë me Çimin e Madh të Abu Dhabit, në Arabinë Saudite.

Është përfshirë në kalendar edhe një pistë e re, ajo e Las Vegasit, me Çmimin e Madh të parashikuar pikërisht më 18 nëntor, në javën e parafundit të finales së sezonit, teksa kjo pritet të jetë padyshim një nga garat më të bukura dhe më tërheqëse./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA