Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës, gjërat janë mjaft problematike

20/09/2022 14:13

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një “hap i rëndësishëm”.

Ai tha se përshtypja e tij nga bisedimet e fundit me Vladimir Putin ishte se ai dëshironte “t’i jepte fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ukraina ka rimarrë pjesë të territorit të saj këtë muaj ndërsa udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin “mjaft problematike” për Rusinë.

Erdogan foli për “diskutime shumë të gjera” me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.

Në një intervistë me transmetuesin amerikan PBS, udhëheqësi turk tha se fitoi përshtypjen se presidenti rus dëshironte një fund të shpejtë të luftës.

“Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike.” tha Erdogan.

Ai tha gjithashtu se 200 “peng” do të shkëmbehen së shpejti midis dy palëve. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se kush do të përfshihej në një shkëmbim të tillë të burgosurish.

Top Channel